Ariu i murrmë bie në çarkun e gjuetarëve të paligjshëm, prej 7 ditësh i lidhur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2025, 14:15

Një ari i murrmë, specie e mbrojtur me ligj në Shqipëri, ka rënë në një çark të vendosur në pyjet e fshatit Xhafaj në Tepelenë.

Sipas banorëve, kafsha ndodhet e bllokuar në këtë gjendje prej më shumë se shtatë ditësh, ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përgjegjëse.

Burime nga zona pohojnë se çarku dyshohet të jetë vendosur nga persona të cilët merren me gjuetinë e paligjshme të kafshëve të egra. Banorët kanë ngritur alarmin për gjendjen e ariut, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për t’i shpëtuar jetën kafshës.

"Ju lutem, reagoni sa më shpejt. Ari po vuan prej ditësh dhe askush nuk ka marrë masa", shprehen banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve kompetente, përfshirë Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe Policinë e Shtetit.

Ariu i murrmë është një specie e rrezikuar në Shqipëri, dhe gjuetia apo kapja e tij përbën vepër penale sipas ligjit për faunën e egër dhe biodiversitetin. Banorët apelojnë që organet kompetente të reagojnë para se kafsha të humbasë jetën.

Denoncimi i banorëve:

“Ju lutem postojeni sepse ka me shume se 7 dite qe ky ari ndodhet ne kete gjendje dhe askush nuk reagon. Eshte kapur nga dy banore te fshatit Xhafaj Tepelene te adm Buze. Keta njerz te pa shpirt mbajn per me shume se 7 dite kete ari te vogel Ju lutem organeve kopetente te ragojn para se ai te ngordh”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit