Një banor i fshatit Pevelan, në zonën e Mokër, Pogradec, ka denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës që lidh fshatin me zonat përreth. Ai thekson se edhe pse rruga ndodhet vetëm pesë minuta larg autostradës së re Qukës–Qafë Plloç, ajo është lënë në gjendje të mjerueshme nga bashkia, ndërsa fshati numëron rreth 15 familje që përballen çdo ditë me vështirësi në lëvizje.
Banori ka kërkuar publikimin e videos për t’i bërë apel kryetarit të bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli që të ndërhyjë sa më shpejt në rikonstruksionin e rrugës. Ai shprehet se situata është absurde për vitin 2025 dhe se institucionet kanë braktisur plotësisht fshatin, duke e lënë komunitetin pa asnjë mbështetje.
“Ju lutem publikojeni këtë video ta shikojë kryetari i bashkisë Pogradec për fshatin Pevelan, Mokër. Ja çfarë bëhet, viti 2025, rroftë kryetari. Në këtë fshat jetojnë diku ke 15 familje. Kjo rrugë është 5 minuta larg autostradës që u bë tani Qukës–Qafë Plloç dhe rrugën e fshatit e lanë kështu sepse thanë që e ka bashkia për sipër dhe e lanë fare”, shkruan banori.