I akuzuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.11.2025, 13:16

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, ka realizuar ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të shtetasit Klajdi Murrizi, 31 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e kishte dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja daton në vitin 2022, kur Murrizi u diktua nga shërbimet e Policisë në momentin që po tentonte t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër. Ai hodhi drogën dhe u largua me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur sinjaleve të Policisë edhe në një pikë tjetër kontrolli të ngritur për kapjen e tij, në zonën e Divjakës. Pas lokalizimit dhe arrestimit të tij në Itali, autoritetet italiane e dorëzuan shtetasin shqiptar, i cili tashmë është vënë në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vuajtjen e dënimit të formës së prerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit