“Shqipet” në Strasburg, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.11.2025, 12:42

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në Strasburg të Francës, do të zhvillojnë protestën e katërt me radhë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që i konsiderojnë padrejtësi që po u bëhen çlirimtarëve në Gjykatën e Hagës.

Ata do të organizojnë këtë protestë para Këshillit të Evropës. Krejt kjo do të ndodhë me fillim nga ora 13:00.

Rreth 6 mijë protestues nga gjitha trojet shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Protesta të tjera pritet të mbahen edhe në Maqedoninë e Veriut por jo edhe në Luginë të Preshevës shkak i mundësisë së incidenteve e arrestimeve nga policia serbe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit