Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar ndotjen e rëndë të ajrit nga fabrika “Cc Alb shpk”, e cila ndodhet në zonën e metalurgjikut. Sipas tij, fabrika funksionon pa asnjë filtër dhe era e keqe përhapet në të gjithë zonën përreth. Kjo situatë po rrezikon jo vetëm mjedisin, por edhe shëndetin e banorëve që jetojnë pranë.
Banorët thonë se ndihen të pambrojtur përballë këtij ndotësi të heshtur dhe se institucionet nuk kanë ndërhyrë për ta ndaluar. Denoncuesi ka dokumentuar situatën edhe me një video për të treguar pasojat. Ai kërkon reagim urgjent nga autoritetet përkatëse për të mbrojtur mjedisin dhe jetën e qytetarëve.
"Përshëndetje JOQ! Ju betohem që po na helmojnë. Nuk e ke idenë sa shumë veta janë sëmurë. Metalurgjia pranë Kurumit. Këto janë vetë vdekja. Sipas dijenisë që kam, është një fabrikë baterish. Ju lutem, postojeni sepse shteti nuk po merr masa. Po na vrasin pa e kuptuar fare", shkruan qytetari për JOQ.