Një qytetare shqiptare ka treguar se burri i saj i kishte sjellë disa pako salcice pule Arani nga Shqipëria për t’ua dhënë fëmijëve. Teksa po i përgatiste për fëmijët, ajo zbuloi se disa prej tyre kishin pendë pule, gjë që e shqetësoi dhe e befasoi familjen. Ajo po ndan këtë përvojë për të paralajmëruar qytetarët e tjerë që të jenë të kujdesshëm me produktet e importuara dhe të kontrollojnë mirë ushqimin para se t’ua japin fëmijëve.
"Përshëndetje! Më solli burri disa pako salsiçe pule Arani nga Shqipëria dhe i ngriva për t’ua bërë fëmijëve, por dolën me pend pule. Për Zotin, po na e shpifën çdo gjë, ju lutem publikoni se po sëmurin njerëzit me pahir në Shqipëri", shkryan qytetarja e shqetësuar.