Në qytetin e Vlorës, prej dy ditësh mungon furnizimi me ujë të pijshëm, duke shkaktuar probleme serioze si për banorët ashtu edhe për bizneset lokale.
Sipas raportimeve nga terreni, disa lokale janë detyruar të mbyllen, pasi mungesa e ujit e bën të pamundur funksionimin normal të tyre.
Banorët thonë se tubacionet në zonë janë vendosur, por janë dëmtuar, duke lënë lagje të tëra pa furnizim.
Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për zgjidhjen e situatës, pasi aktualisht nuk ka asnjë alternativë tjetër.