Sherr për parakalimin në Koplik! 5 Plumba, ndjekje dhe rrahje me sende të forta

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.11.2025, 10:22

Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e kaluar në Shkodër ndaj shtetasit Edison Tirana, 42 vjeç. Dy autorët e arrestuar, Gjovalin dhe Pëllumb Gjekaj nga fshati Pjetroshan i Malësisë së Madhe, dyshohet se kanë qëlluar me armë automjetin e Tiranës dhe më pas e kanë goditur me sende të forta, ndërsa nipi i tyre është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka nisur fillimisht në doganën e Hanit të Hotit për një debat pas parakalimeve mes automjeteve. Në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, autorët dyshohet se kanë qëlluar në pjesën e pasme të makinës tip “Mercedes Benz” të Tiranës, i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e një karburanti.

Pas aksidentit, Edison Tirana u përpoq të fshihej në një tokë aty pranë, por autorët e gjetën dhe e goditën, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Ai u paraqit në spital rreth orës 19:30 dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit