Punëtori shqiptar humb jetën pas një aksidenti në punë në Greqi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.11.2025, 09:48

Një punëtor shqiptar 45-vjeçar ka humbur jetën në Mytilene të Greqisë pas një aksidenti në punë. Ai ra nga një lartësi gjatë kryerjes së disa punimeve në çatinë e një shtëpie, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk janë sqaruar. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur nga mediat greke.

Qendra e Punës e zonës reagoi menjëherë duke dënuar aksidentin dhe duke bërë thirrje për një tubim proteste sot në orën 12:00 në Sheshin Sappho. Tubimi ka për qëllim të tërheqë vëmendjen ndaj kushteve të rrezikshme të punës dhe nevojës për masa mbrojtëse më të forta.

Në deklaratën e saj, Qendra e Punës thekson se kjo vdekje tragjike tregon mungesën e masave të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës. Ajo i atribuoi përgjegjësinë si qeverisë aktuale, ashtu edhe atyre të mëparshme, duke kërkuar reforma urgjente për parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit