Gjysh Nexhipi nga Elbasani ka humbur, a e ka parë dikush?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.11.2025, 00:58

Një rast shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar nga Elbasani kërkon ndihmën e publikut për gjetjen e babait të tij 80-vjeçar, i cili ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në shtëpi.

Bëhet fjalë për zotin Nexhip Skora, i cili është larguar nga banesa e tij sot rreth orës 11:00 dhe që prej asaj ore nuk ka asnjë shenjë.

Familjarët e tij bëjnë apel për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e 80-vjeçarit. Ai është parë për herë të fundit në zonën e lagjes "Beqir Dardha" në Elbasan.

Ai ishte i veshur me pantallona të zeza dhe një xhup gri.

Familjarët shprehen të shqetësuar për mungesën e tij të zgjatur, ndërsa theksojnë se rasti është raportuar edhe në polici, por deri më tani asnjë rezultat.

Çdokush që ka parë zotin Nexhip Skora apo ka informacion mbi vendndodhjen e tij, është i lutur të njoftojë menjëherë familjarët në numrin e telefonit: 069 229 7461.

Solidariteti i qytetarëve është thelbësor në këto raste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit