Të shtënat në Koplik, shkak dyshohet një konflikt banal në doganë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.11.2025, 22:07

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në hyrje të Koplikut. Burime bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një konflikt banal që ka nisur më parë në doganën e Hanit të Hotit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është qëlluar me pesë plumba, të cilët kanë prekur pjesën e pasme të makinës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur

Një 42-vjeçar nga Berica, identifikuar si Edison Tirana, ka mbërritur rreth orës 19:30 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër me dëmtime në kokë dhe trup, të dyshuara të shkaktuara nga goditjet me sende të forta.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta në hyrje të qytetit të Koplikut, ku është sulmuar nga disa persona. Gjatë ngjarjes, autorët dyshohet se kanë qëlluar edhe me armë zjarri ndaj automjetit të 42-vjeçarit.

Mësohet se personat e kanë goditur fillimisht mjetin për ta ndaluar atë, dhe më pas e kanë ndjekur deri në momentin që Edison Tirana ka humbur kontrollin e automjetit, duke shkaktuar një aksident pranë një karburanti. Pas aksidentit, ai ka dalë nga makina dhe është sulmuar me sende të forta nga autorët. Më pas, 42-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar vetë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit