Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Shkodër–Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut, ku një automjet është qëlluar me armë zjarri ndërsa ishte në lëvizje.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të të shtënave dhe është aksidentuar, duke e braktisur më pas automjetin në vendngjarje.
Në foton nga vendngjarja shihen qartë dëme të shumta në automjet: pjesa anësore është goditur fort, gomat duken të shkatërruara, ndërsa në pjesën e pasme të makinës dallohen disa shenja që dyshohet se janë shkaktuar nga plumbat e qitur në drejtim të saj.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendndodhje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat, motivet e sulmit dhe për të bërë identifikimin e autorëve.
Raportohet se drejtuesi i mjetit i ka shpëtuar plumbave.