Masakër ndaj kafshëve endacake në Tiranë: punonjës të Bashkisë filmohen teksa hedhin helm për të vrarë qentë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.11.2025, 21:29

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku qentë endacakë dhe madje edhe ata me pronar kanë rënë viktima të një akti barbar.

Pamjet e siguruara nga qytetarët dhe dërguara në redaksinë e JOQ Albania tregojnë momentin ku dy gra, punonjëse të AMK-së, shihen duke përgatitur helmin dhe më pas ia dorëzojnë burrit që i shoqëron. Ky i fundit shihet duke e hedhur direkt në rrugët e lagjeve, pikërisht aty ku ushqehen dhe lëvizin qentë teksa viktimë e ktij akti barbarë ka rën qenushi i lagjes “Qazim Vathi”, Puki.

Sipas raportimeve nga terreni, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Thuhet se kjo praktikë po kryhet fshehurazi në disa zona të kryeqytetit, ndërsa qytetarët raportojnë gjithnjë e më shumë raste qenësh të helmuar. Disa prej tyre janë gjetur të ngordhur.

Ajo që ka shkaktuar edhe më shumë indinjatë është heshtja e organizatave të mbrojtjes së kafshëve në Tiranë. Edhe pse të shumta në numër, duket se veprimet e tyre kufizohen në postime në rrjete sociale, ndërsa në terren situata shkon drejt një masakre të vërtetë.

JOQ Albania i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të hetojnë rastin menjëherë dhe të vendosin autorët përpara përgjegjësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit