Pas aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin Fier–Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”, dy të mitur, Aleksandër dhe Endri Curro, ndodhen në gjendje të rëndë dhe kanë urgjentisht nevojë për gjak të grupit 0 NEGATIV.
Të dy po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mjekët bëjnë thirrje që dhurimi i gjakut të kryhet sa më shpejt, pasi çdo minutë është vendimtare për jetën e tyre.
Kush mund të ndihmojë?
Të gjithë qytetarët që kanë grupin e gjakut 0 NEGATIV dhe mund të kontribuojnë, janë të lutur të paraqiten në:
Koha është kritike. Çdo donacion mund t’u shpëtojë jetën dy të djemve të mitur.
Si ndodhi aksidenti?
Aksidenti ndodhi pas një përplasjeje të fortë “kokë më kokë” mes dy automjeteve, ku u plagosën gjashtë persona, përfshirë drejtuesit dhe pasagjerët e të dy mjeteve. Sipas burimeve nga vendngjarja, Aleksandri dhe Endri ishin mes personave që pësuan lëndimet më të rënda.
Fillimisht të plagosurit u dërguan në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa më pas dy të rinjtë u nisën me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Redaksia jonë ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku duken qartë dëmet e mëdha në automjete, duke treguar forcën e përplasjes.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.