Pasagjerët detyrohen të ulen në stola, shoferi i linjës Tiranë–Vlorë qëndron në celular gjatë rrugës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.11.2025, 20:33

Një qytetare ka denoncuar një situatë shqetësuese, ku një fugon që kryen linjë të përditshme nga Tirana në Vlorë po udhëton në kushte të rrezikshme dhe jashtë çdo norme sigurie.

Sipas qytetares, drejtuesi i mjetit merr shumë më tepër pasagjerë sesa lejon kapaciteti, duke detyruar njerëzit të ulen në stola improvizuese, pranë derës, një praktikë e ndaluar dhe e rrezikshme për jetën e udhëtarëve.

Për më tepër, gjatë udhëtimit, shoferi qëndron duke folur në celularë.

Qytetarja kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përkatëse, duke theksuar se “me njerëzit hallexhinj dhe transportin nuk duhet luajtur” por duhet të ketë kontrolle të rrepta, gjoba dhe masa disiplinore për këdo që rrezikon jetën e pasagjerëve.

Mesazhi i plotë: Përshëndetje JOQ, ju lutem mund të lajmëroni të merret vesh çfarë bëhet me njerëzit hallexhinj dhe transportin publik. Fugoni në fjalë merr njerëz më shumë sesa kapaciteti ka dhe na ul neve të tjerëve në pufa. Pa përmendur telefonin dhe 10 porosi pako që ka marrë. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit