Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i kryeministrit ta shkarkojë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.11.2025, 19:37

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me faktin që zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vijon të qëndrojë në detyrë, ndonëse është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Në një intervistë në “Kjo Javë”, Braçe theksoi se çdo vendim për shkarkimin e saj është kompetencë e drejtpërdrejtë e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Braçes, fakti që Balluku është marrë e pandehur nuk do të thotë se ajo është e fajshme.

“Zyrtarisht e pandehur nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Në momentin që ka një akuzë penale nga SPAK, politika duhet të ndalet. Çdo ndërhyrje politike e politizon procesin dhe nuk i bën mirë drejtësisë,” deklaroi ai.

Braçe u shpreh se Partia Socialiste ka mbajtur gjithmonë distancë nga proceset hetimore dhe se secili përballet individualisht me drejtësinë.

I pyetur nëse Belinda Balluku duhet të vijojë të qëndrojë në detyrë, Braçe u përgjigj qartë:

“Është çështje që i takon kryeministrit, jo mua. Vendimi për emërim apo shkarkim është atribut i kryeministrit, në çdo rast.”

Duke komentuar ndikimin e këtyre zhvillimeve te qeveria, ai shtoi:

“Qeveria do tronditet vetëm në momentin kur nuk qeveriset. Ne dhe drejtësia kemi një distancë sanitare që nuk duhet kapërcyer.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit