5 muaj rrjedhje nga tubacioni i çarë, Ujësjellësi në ‘gjumë’: Vlora pa ujë, e uji ikën dëm!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.11.2025, 19:20

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një banor i Vlorës nxjerr në pah një situatë absurde që, sipas tij, po vijon prej të paktën pesë muajsh. Ndërsa qyteti prej vitesh përballet me mungesën kronike të ujit, në zonën pranë shkollës së muzikës, në rrugën që të çon drejt xhamisë, uji vazhdon të derdhet kot nga një tubacion i çarë.

Banori thotë se situata është raportuar disa herë tek Ujësjellësi, por asnjë masë nuk është marrë. Madje, sipas tij, edhe numri i telefonit i institucionit nuk figuron më aktiv pas disa tentativave për t’u lidhur sërish.

“Kemi lajmëruar Ujësjellësin, na thanë ‘do vijmë’, por nuk u duk më njeri. I morëm pas 3 muajsh dhe numri nuk ekziston më. Vlora pa ujë, e uji ikën dëm. Këtu bëjnë punime, shiko çfarë bëhet. Askush s’ka ardhur të interesohet. Vetëm me ju mund të gjejmë zgjidhje”, shprehet qytetari.

Në pamjet e dërguara shihet rrjedhja e vazhdueshme e ujit pranë pusetave, ku sipas denoncuesit kalojnë edhe tela elektrikë, duke e bërë situatën edhe më problematike.

Banori kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, ndërsa thekson se prej muajsh asnjë autoritet nuk ka marrë mundimin të shqyrtojë problemin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit