Një video festive ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shfaqen disa dasmorë teksa kërcejnë buzë autostradës Lezhë–Tiranë.
Ky event, sipas qytetarit që e ka dërguar videon, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë një dasme të zhvilluar në një banesë në zonë, ndërsa festimet kanë vijuar edhe jashtë, pranë autostradës.
“Në këto ditë të ftohta në Lezhë, dasmat shqiptare s’ka gjë që i ndalon”, shkruan qytetari, i cili ka filmuar momentet e gëzueshme.
Në video dallohet grupi i dasmorëve që vallëzojnë dhe përshëndeten me boritë e makinave që kalojnë në autostradë, duke krijuar një atmosferë të pazakontë, por plot energji pozitive. Një moment i gëzueshëm që tregon edhe një herë shpirtin festues të shqiptarëve.