Porti i Vlorës përfundon te “pensionisti i Salillarit”: Koncesioni 60 mln euro i dhënë nga Balluku

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.11.2025, 18:28

Porti i ri tregtar i Vlorës, projekt i shpallur si pjesë e strategjisë së zhvillimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, rezulton se është dhënë me koncesion 60 milionë euro për një kompani me kapital minimal dhe me pronar një punëtor pensionist të “Salillarit”.

Koncesioni u shpall më 10 gusht 2021 nga ministrja Belinda Balluku. Në garë morën pjesë tre kompani, por fituese u shpall një bashkim prej pesë subjektesh: Agbes Construction (33%), Besta (30%), Arconstudio (25%), ITE Group (8%) dhe Premium Construction & Maintenance (5%). Sipas marrëveshjes, ato do të ndërtonin portin me fondet e tyre dhe shteti do t’u kthente 60 milionë euro brenda 7 viteve pas përfundimit të punimeve.

Pasi u nënshkrua kontrata, këto kompani krijuan shoqërinë “Vlora Harbor Construction and Maintenance”. Por brenda pak muajsh ndodhi ajo që sot ngre më shumë pikëpyetje se vetë tenderi: aksionerët nisën të largoheshin një nga një, duke shitur kuotat e tyre për shuma simbolike.

– Agbes Construction shiti 33% për 100 mijë euro. – Arconstudio shiti 25% për vetëm 2 500 euro. – Besta shiti 30% për 3 mijë euro.

Të tre blerjet i kreu e njëjta kompani: Premium Construction & Maintenance, e cila kështu u bë pronare e 92% të projektit. Ndërkohë, Premium vetë rezulton me kapital 10 mijë lekë, e themeluar vetëm dy muaj para shpalljes së tenderit.

Pronari zyrtar? Hektor Agalliu, lindur më 1975, pensionist dhe punëtor i thjeshtë te kompania “Salillari”, pa eksperiencë, staf apo histori biznesi në ndërtim.

Kjo e çon natyrshëm tek pyetja që sot ngrihet kudo: Cili është pronari i vërtetë i projektit 60 milionë euro që mban firmën e Ballukut?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit