Gjykata “shemb” akuzat e AMP: Arrestim i paligjshëm për dy policët që lejuan punësimin e Shaljanit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.11.2025, 16:59

Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke e cilësuar si të paligjshëm arrestimin e dy efektivëve të Komisariatit Nr. 3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi. Për ta nuk u caktua asnjë masë sigurimi, pavarësisht se Prokuroria kishte kërkuar “detyrim paraqitje” dhe “ndalim daljeje nga vendi”.

Dy policët u proceduan nga AMP me pretendimin se kishin firmosur vërtetimin që mundësonte hyrjen në punë të Muçi Shaljanit. Dokumenti u konsiderua si shkelje nga struktura e mbikëqyrjes, por gjykata nuk gjeti bazë ligjore për arrestimin.

Ngjarja lidhet me atentatin në Rinas, ku Muçi Shaljani dhe Gilmando Dani ranë në pritë teksa udhëtonin drejt Tiranës. Dani humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani ndërroi jetë këtë të shtunë në spital, pas plagëve të marra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit