Një tifoz anglez ka treguar sot për një takim të shkurtër, por mjaft të ngrohtë, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili mban numrin 11. Sipas postimit të tij, biseda mes tyre ka zgjatur rreth dhjetë minuta dhe ka lënë përshtypje shumë pozitive.
Uzuni, të cilin tifozi e përshkruan si “djalë të shkëlqyer”, është shfaqur jashtëzakonisht i lumtur për kualifikimin e Shqipërisë në fazën eliminatore të Kupës së Botës. Nuk ka munguar as humori, sidomos kur biseda ka prekur mundësinë e një barazimi të mundshëm me Skocinë.
Tifozi rrëfen se Uzuni u tregua edhe më i entuziazmuar kur dëgjoi historinë e tij personale: “Ai kishte ndjekur të gjitha ndeshjet kualifikuese, përfshirë edhe ato kundër Serbisë, për të cilat foli me shumë pasion. Ishte i kënaqur që kishim fituar bindshëm 5-0 në transfertë dhe 2-0 në shtëpi,” – shkruan tifozi, duke shtuar me humor se i kishte treguar Uzunit se kishte qenë i pranishëm në të dyja takimet.
Megjithatë, në fund të bisedës kishte mbetur edhe një grimë ndjesie e përzier:Më erdhi pak keq për të, megjithëse e dija që do të mposhten nesër në stadiumin e tyre të ri”,- u shpreh ai.