Të riut në Laprakë i bie varsja, dy gra e marin dhe largohen

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.11.2025, 16:28

Një i ri nga Tirana ka bërë një denoncim në redaksinë e JOQ për humbjen e një varëseje në zonën e Njësisë 11, Laprakë, pranë fushës. Ai tregon se varësja i ka rënë pa e kuptuar, ndërsa nga pamjet filmike rezulton se ajo është marrë nga dy gra që ndodheshin aty pranë në momentin e ngjarjes.

Në videon e dërguar pranë redaksisë tonë shihen qartë dy zonjat teksa e gjejnë varësen dhe largohen me të. Ai kërkon ndihmën e publikut për t’i identifikuar, pasi varësja ka vlerë të rëndësishme për të.

Ai apelon që personat që e kanë marrë t´i kthejnë sendin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit