Makina përplas për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.11.2025, 15:18

Një ngjarje tragjike është regjistruar sot rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2 të Rrogozhinës, ku një fëmijë 2-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, gjatë manovrës së kthimit në rrugicën e lagjes, ka goditur të miturën, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore lidhur me aksidentin tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit