Zjarrfikësit heronjtë e ditës: Shpëtojnë nga flakët fëmijët e mitur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.11.2025, 15:11

Pak më parë, në zonën e Astirit, një banesë u përfshi nga flakët. Tymi i dendur mbushi ambientin, duke shkaktuar panik tek banorët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Një qytetar që ndodhej pranë ngjarjes tregoi për redaksinë e JOQ Albania se fëmijët e mitur, të cilët jetonin në banesën e përfshirë nga flakët, u shpëtuan falë veprimit të shpejtë dhe guximtar të zjarrfikësve. Ata i mbajtën në krahë dhe i zbritën në mënyrë të sigurt jashtë ndërtesës, duke treguar jo vetëm profesionalizëm, por edhe një ndjenjë të thellë humanizmi.

Ndonëse shpesh zjarrfikësit janë kritikuar nga qytetarët për papërgjegjshmëri, ky rast është një dëshmi e qartë se ka ende njerëz që e respektojnë uniformën e tyre dhe e jetojnë misionin e shpëtimit të jetëve me përkushtim dhe guxim. Veprime të tilla rikthejnë besimin tek qytetarët dhe na kujtojnë se heroizmi nuk është gjithmonë një titull, por një veprim i drejtpërdrejtë në momentet kur jeta e njerëzve varet prej nesh.

Zjarrfikësit e sotëm janë një shembull i gjallë i guximit, humanizmit dhe profesionalizmit, një kujtesë se heroizmi shpesh qëndron në veprime të thjeshta, por jetike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit