Një pallat në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Në pamjet e siguruar nga JOQ shihet se apartamenti është mbuluar nga tymi i dendur.
Nuk raportohet për persona të lënduar, pasi familjarët që jetonin në apartament kanë arritur të dalin me kohë.
Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve.