Pak metra larg monumentit simbolik të Shqiponjës, në zemër të Kukësit, ndodhet një realitet krejt tjetër: Gostili i Ri, një zonë që duket sikur është lënë jashtë çdo harte, plani apo përgjegjësie institucionale. Prej javësh, mbeturinat grumbullohen pa asnjë ndërhyrje, rrugët janë me gropa, ndriçimi mungon dhe as makinat e mbeturinave, as strukturat përkatëse nuk duken askund.
Banorët e kësaj lagjeje janë të detyruar të jetojnë çdo ditë mes erës së mbeturinave të pambledhura, duke parë se si hapësirat publike bllokohen nga hedhjet e pakontrolluara. Edhe më shqetësuese është fakti që asnjë ankesë nuk është marrë parasysh, pavarësisht se qytetarët i janë drejtuar faqeve zyrtare dhe kanaleve të komunikimit të Bashkisë Kukës.
Nën drejtimin e kryetarit aktual, Albert Halilaj, qytetarët prisnin një qasje më dinamike dhe më të përgjegjshme ndaj problemeve të përditshme. Por realiteti në Gostilin e Ri tregon të kundërtën: mungesë reagimi, mungesë mirëmbajtjeje dhe mungesë vëmendjeje për zonat që janë vetëm pak metra larg qendrës së qytetit.
Pak kohë më parë redaksia jonë publikoi edhe një video ku liqeni i Kukësit kishte marr një pamjen e një landfilli plehrash, duke treguar qartë se kryetar Halilaj nuk ka mardhënie të mira.