Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.11.2025, 13:48

Policia e Shkodrës ka zbuluar një ambient të përshtatur posaçërisht për kultivimin e lëndëve narkotike, gjatë një operacioni të zhvilluar në qytet. Si rezultat i kontrollit janë arrestuar katër persona: Përparim Ndrevataj, 27 vjeç, Sebastian Gjoka, 24 vjeç dhe Artan Bilali, 58 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim 33-vjeçari K. P. Gjithashtu, u ndaluan dy punonjës të OSHEE-së, Genc Aliaj dhe Blendi Cufaj, si dhe u proceduan penalisht pesë të tjerë për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrollit në ambientet e dyshuara, policia sekuestroi 119 bimë të dyshuara kanabis, 2.17 kilogramë lëndë narkotike të tharë, 284 pajisje elektrike të përdorura për kultivim, 7 celularë, një armë zjarri tip pistoletë me municion, dokumente italiane dhe targa angleze të dyshuara të falsifikuara. Po ashtu u gjetën sende me vlerë, përfshirë një orë Rolex, bizhuteri, DVR, veshje që imitonin uniformën e policisë, si dhe një shumë parash në paund.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe personat e përfshirë. Autoritetet theksojnë se operacionet kundër kultivimit të kanabisit dhe shpërdorimit të detyrës do të vijojnë me intensitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit