Policia gjobit qytetarin për të mbushur numrin, fal makinat e tjera përreth

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.11.2025, 13:36

Rastet e gjobave të vendosura pa kriter nga Policia e Shtetit po shtohen nga dita në ditë, duke treguar një sistem që duket më i interesuar të plotësojë kuota sesa të zbatojë drejtësinë. Për qytetarët, të cilët presin siguri dhe korrektësi, këto praktika po kthehen në burim stresi, padrejtësie dhe revoltë të hapur.

Së fundmi, një qytetar ka rrëfyer se është gjobitur padrejtësisht, pikërisht në një zonë ku dhjetëra makina të tjera ishin të parkuara në të njëjtin vend. Ai tregon se makina e tij qëndroi e ndalur vetëm për pak minuta, por mjaftoi që një punonjës policie ta gjobiste, ndërkohë që pjesa tjetër e automjeteve u lanë të paprekura. Veprim selektiv, i pajustifikuar dhe, për shumëkënd, tipik i realitetit të sotëm.

Ky episod nuk është i izoluar. Përkundrazi, ai përputhet me dhjetëra ankesa të tjera që vijnë çdo ditë, ku qytetarët denoncojnë mënyrën se si disa efektivë të policisë po veprojnë sipas tekave, pa transparencë dhe pa sens përgjegjësie. Në vend që të garantojnë rend, shumë prej tyre duket se janë kthyer në burim presioni dhe abuzimi.

Policia e Shtetit, institucioni që duhet të jetë mburojë dhe shërbim për qytetarin, po e humb gjithnjë e më shumë këtë rol. Gjoba selektive, ndalime arbitrare dhe qasje arrogante po krijojnë një mjedis ku qytetarët nuk ndihen të sigurt, por të kërcënuar nga ata që duhet t’i mbrojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit