Kundër prishjeve të IKMT-së, 500 banorë të 4 fshatrave në Vlorë protestojnë të hënën para SPAK!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.11.2025, 12:57

Rreth 500 banorë të Krahinës Dukat–Tragjas–Radhimë–Orikum do të mblidhen të hënën para godinës së SPAK-ut në Tiranë, në orën 11:00, për të depozituar denoncimin e tyre kundër asaj që e cilësojnë si 33 vite shkelje, falsifikime dhe uzurpime të pronave të komunitetit. Banorët do të nisen nga qendra e Orikumit në orën 06:30, të shoqëruar nga avokati Arben Llangozi, duke theksuar se kjo ditë shënon një hap të rëndësishëm në kërkimin e drejtësisë.

Në njoftimin e Kuvendit Komunitar, thuhet se prej dekadash komuniteti është përballur me mohim të të drejtave ligjore dhe historike, që, sipas tyre, ka cënuar të drejtën për të jetuar denjësisht në tokat e trashëguara nga të parët.

Ata theksojnë se ky denoncim në SPAK është një përpjekje për të ndalur abuzimet dhe për të rikthyer dinjitetin e banorëve të zonës. Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë bashkëkrahinorëve dhe mbështetësve të bashkohen në protestën dhe dorëzimin e kallëzimit, duke e konsideruar pjesëmarrjen si vendimtare për fuqinë e zërit të komunitetit. Ata shpresojnë se ndjekja e kësaj rruge ligjore do të tregojë nëse drejtësia funksionon realisht dhe nëse SPAK do të marrë masa për të zbardhur abuzimet e pretenduara ndër vite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit