Ndryshon situata te vazot e “play off”-it, Shqipëria shmang Çekinë, ja me kë mund të përballet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.11.2025, 12:22

Platforma statistikore FootballMeets Data ka publikuar përditësimin më të freskët të pikëve FIFA për skuadrat evropiane që synojnë vendin në play-off-in e Kupës së Botës. Sipas analizës, gara për renditjen e vazove mbetet ende e hapur për disa kombëtare, ndërsa Shqipëria mban aktualisht vendin në Vazon 3 me 1405 pikë. Kuqezinjtë janë relativisht të sigurt në këtë pozicion, por zhvillimet e fundit në renditje mund të ndikojnë drejtpërdrejt te kundërshtarët e mundshëm në short.

Në krye të Vazove 1 qëndrojnë Italia, Turqia, Ukraina dhe Polonia. Më pas vjen Vazoja 2, ku renditen Skocia, Hungaria, Uellsi dhe Sllovakia, kjo e fundit ka kaluar Çekinë, por duhet të shmangë humbjen ndaj Gjermanisë për të ruajtur epërsinë. Fitore e Sllovakisë ndaj gjermanëve në ndeshjen e parë e kthen atë automatikisht në një kundërshtar potencial për Shqipërinë.

Në Vazon 3 bëjnë pjesë Çekia, Rumania, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa skuadrat që vijnë nga Liga e Kombeve vendosen në Vazon 4.

Football Meets Data sjell edhe disa skenarë të mundshëm për renditjen përfundimtare: Polonia ruan epërsinë ndaj Uellsit nëse merr tri pikë kundër Maltës, ndërsa Rumania mund të kalojë Çekinë vetëm me dy fitore, me kusht që çekët të marrin maksimumi tri pikë ndaj Gjibraltarit. Analiza përfshin gjithashtu probabilitetet për secilën skuadër që të ngjitet në një vazo më lart, shanset për të pritur një gjysmëfinale play-off dhe kundërshtarët më të mundshëm.

Për Shqipërinë, pozita aktuale duket solide, por çdo lëvizje në pikët FIFA para shortit mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rrugëtimin drejt Botërorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit