Një qytetare nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë me një ankesë lidhur me shpërndarjen e ujit të pijshëm në kryeqytet. Sipas saj, në zonën e Rrugës së Elbasanit prej ditësh janë çarë disa tuba, duke shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme të ujit. Ndërkohë, banorët e Kodrës së Diellit përballen me mungesë të theksuar të furnizimit.
Ajo shprehet se rrjedhja e ujit jo vetëm krijon problemdhe rrezik për kalimtarët, por gjithashtu shkakton humbje të mëdha të një burimi jetik, në një kohë kur shumë familje në zonën ku ajo banon mbeten për orë të tëra pa furnizim.
Mungesa e ujit në kryeqytet, vazhdon prej kohësh dhe është denoncuar herë pas here nga qytetarët në redaksinë tonë, por Bashkia Tiranë bashkë me drejtorin e UKT vazhdojnë gjumin e tyre duke treguar neglizhencë mbi problemet që kanë qytetarët e Tiranës me ujin.