“Thuajni policisë që e vrava unë”, dinamika e vrasjes në Gjorm të Vlorës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.11.2025, 11:15

Bertil Alliaj ka hapur zjarr tetë herë ndaj kushëririt të tij, Dalan Alliaj, mbrëmjen e 1 nëntorit në fshatin Gjorm të Vlorës. Sipas burimeve, Dalani kishte shkuar në banesën e Bertilit, i cili është rezulton i dënuar me 35 vitesh burg për masakrën e Çoles, dhe mbërritja e tij ishte vërejtur nga Bertili përmes kamerave të sigurisë të vendosura në rrugë.

Pasi ka konstatuar praninë e automjetit, Bertili ka dalë nga banesa dhe, sipas policisë, rreth pesë minuta më vonë janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri. Në banesë, përpar, ndodheshin edhe familjarët e tij. Rreth orës 20:00, Bertili u ka thënë atyre se do të takonte një shok, por sapo janë dëgjuar të shtënat, familjarët kanë dalë në rrugë dhe kanë gjetur Dalanin të pajetë.

Një prej familjarëve dëshmon se në ato momente, Bertili u ka pranuar se e kishte vrarë kushëririn. Para se të largohej, ai u ka kërkuar të afërmve të njoftojnë policinë dhe të deklarojnë se ai ishte autori. Gjithashtu, Bertili është shprehur se nuk do ta shihnin më, duke u shprehur se do të kryente vetëvrasje.

Ndërkohë, dy të afërm të tjerë kanë transportuar menjëherë Dalanin drejt spitalit, por ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Deri tani, motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, pasi Bertil Alliaj ka refuzuar të japë dëshmi apo të sqarojë arsyet që çuan në këtë akt të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit