E lidhën dhe e dogjën! Sulo Halili dyshohet se u ekzekutua gabimisht pas ngatërrimit me një tjetër shqiptar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.11.2025, 11:01

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, trupi i të cilit u gjet i ekzekutuar dhe i karbonizuar në një makinë në zonën e Skourtës më 8 nëntor. Autoritetet greke e konsiderojnë rastin si një ndër më të ndërlikuarit e viteve të fundit, pasi skenarët e krimit kanë ndryshuar disa herë. Një pistë e re hetimi sugjeron se Halili mund të jetë ngatërruar me një tjetër shqiptar me të njëjtin emër dhe mbiemër, i cili njihej për precedentë penalë, ndërsa viktima nuk kishte asnjë lidhje me botën e krimit.

Hetuesit po verifikojnë edhe mundësinë e një konflikti personal, pasi sipas të dhënave paraprake, ish-partneri i të dashurës së Halilit dyshohet se mund ta ketë kërcënuar më herët. Gjithashtu, policia po analizon komunikimet e tij në rrjetet sociale, ku 27-vjeçari ishte në kontakt prej muajsh me një vajzë që mund ta ketë shkuar të takonte ditën e zhdukjes. Telefonat e viktimës dhe familjarëve janë sekuestruar dhe mesazhet në TikTok e platformat e tjera po analizohen për të rindërtuar lëvizjet e tij të fundit.

Një detaj kyç në hetim është edhe automjeti i djegur, i cili rezulton i vjedhur në maj në Glyfada dhe mbante targa të falsifikuara. Kjo, sipas policisë, sugjeron përfshirjen e një rrjeti të krimit të organizuar. Hetuesit dyshojnë se 27-vjeçari mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar në zonën e braktisur ku u dogj automjeti, ndërsa motivet dhe autorët mbeten ende të paidentifikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit