39-vjeçari plagoset me thikë në “Ujin e Ftohtë”, dy të rinj shoqërohen nga policia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.11.2025, 09:54

Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një 39-vjeçar me iniciale V.K. është sulmuar me mjet prerës gjatë një konflikti për motive ende të paqarta. I plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve zyrtare të Policisë, dy të rinj, D.S., 22 vjeç, dhe G.P., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë, dyshohet se janë autorët e ngjarjes. Ata janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit. Materialet lidhur me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë hetimet sipas procedurave ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit