Një qytetare ka ngritur një shqetësim të fortë lidhur me grumbullimin prej vitesh të plehrave në zonën e Brrylit, pranë ambulancës Irakjane. Ajo ka bërë me dije se banorët janë ankuar vazhdimisht, por askush nuk ka ndërhyrë për t’i hequr mbeturinat.
Sipas saj, prej disa kohësh është marrë një vendim – nuk dihet se nga kush – për zhvendosjen e këtyre plehrave edhe më pranë pallatit, gjë që, siç thekson ajo, do të përkeqësonte më tej situatën për banorët e zonës.
Qytetarja ka bërë të ditur se edhe parkimi i automjeteve përbën një problem serioz, duke thënë se disa persona parkojnë sikur të kishin pronën e tyre dhe se madje kanë vendosur edhe hekura për të zënë vendin.
Ajo thekson se situata është “shumë shqetësuese dhe alarmante”, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për heqjen e mbeturinave dhe zhbllokimin e zonës nga automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme.
Denoncimi i qytetares:
Përshëndetje Joq ju lutem nxirreni se është shumë shqetësuese plerat prej disa vitesh jan këtu u ankuam dhe nuk i hoqi njeri tani me kërkesën e nuk e di kujt duan ti zhvendosin poshtë pallatit ku çdo gjë të vi lart . Shpresoj shumë dikush të vej dorë dhe të heqi makinat që na jan parkuar sikur kan tokën e vet vejnë dhe hekura madje e mos të na ushqejnë me plera më afër . Ju lutem se është shumë shqetësuese dhe alarmante . Brryli afër ambulancën Irakjane para shumë vitesh aty kan qën po me korrupsion si gjithmonë për leverdi të atyre që kan laboratore private i sollen ketu