Sot mbahet protesta “Mos ma prek Familjen” pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.11.2025, 09:31

Sot në orën 10:30, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës organizon tubimin paqësor “Mos ma prek Familjen” në Tiranë, si reagim ndaj ndryshimeve të fundit ligjore të miratuara në Kuvend, të cilat sipas organizatorëve, rrezikojnë identitetin kulturor dhe moral të familjes shqiptare. Pjesëmarrësit kërkojnë të japin zërin e tyre për mbrojtjen e familjes tradicionale dhe kundërshtimin e ligjit për barazinë gjinore.

Koalicioni argumenton se projektligji “ndryshon me dhunë nocionet e burrit dhe gruas”, duke mos respektuar parimet e bazuara në kulturën dhe traditën kombëtare. Ata theksojnë se, edhe pse disa përkufizime në nenin 4 të ligjit përcaktojnë qartë se gjinia është “burrë ose grua”, këto nuk janë reflektuar në nenet e tjera të dokumentit, duke krijuar sipas tyre paqartësi dhe rrezik për deformimin e vlerave familjare.

Protesta e sotme vjen menjëherë pas miratimit në Kuvend të projektligjit për barazinë gjinore, duke shërbyer si një sinjal i qartë i pakënaqësisë së një grupi qytetarësh dhe organizatash për ndryshimet ligjore që konsiderohen të ndikuara nga presione të jashtme dhe jo të bazuara në traditën kombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit