Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.11.2025, 08:27
Muçi Shaljani ka ndërruar jetë 4 ditë pas atentatit të ndodhur më 11 nëntor pranë aeroportit të Rinasit. Ai ishte i shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Në të njëjtin atentat humbi jetën në vendngjarje edhe Gilmando Dani, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja. Policia njoftoi se Shaljani ndërroi jetë gjatë natës.
Sipas të dhënave zyrtare, më 11 nëntor, pranë rrethrrotullimit të Rinasit, Dani dhe Shaljani po udhëtonin me një automjet tip “Benz” të bardhë luksoz, kur u qëlluan me breshëri nga autorë ende të paidentifikuar. Dani mbeti i vdekur në vend, ndërsa Shaljani u transportua me urgjencë në spital. Shënjestra u goditën teksa po lëviznin me makinën në pronësi të Elvis Kosovës, ku Shaljani ishte shofer dhe Dani pasagjer.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës me një mjet tip “Toyota Yaris” me targa greke. Pak minuta pas atentatit, automjeti i përdorur në sulm u gjet i djegur në fshatin Halil, çka sugjeron një metodë tipike për fshehjen e gjurmëve. Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR