Shpërthimi në restorantin e Kamzës, dy kunetërit pronarë: S’kemi konflikte me njeri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.11.2025, 08:24

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në një restorant në Kamëz. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në bulevardin “Nënë Tereza”, ku lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të lokalit. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Restoranti “Perla e Detit”, në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, është dëmtuar në pjesën e pasme të godinës, ku janë thyer disa xhama për shkak të sasisë së vogël të eksplozivit. Nga kamerat e sigurisë së lokalit dallohet autori i maskuar, i cili afrohet, vendos lëndën plasëse dhe largohet me vrap.

Pronarët e biznesit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk kanë asnjë shpjegim për motivin e mundshëm të ngjarjes. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit