Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.11.2025, 07:59

Një sasi lënde plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një biznesi në bulevardin “Nënë Tereza”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Biznesi është në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë sigurimin e perimetrit, ndërsa pjesë të lëndës së dyshuar plasëse janë sekuestruar për ekspertizë.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Hetimet janë përqendruar në zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të ngjarjes, ndërsa policia garanton se po punon me intensitet për të siguruar ndëshkimin e përgjegjësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit