Zegjineja fotografohet duke blerë letër higjenike

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.11.2025, 21:35

Nga Ministria e së Vërtetës.

Panairi i Librit u kthye këto ditë në arenë spektakli, pasi deputetja Zegjine Caushi u fotografua duke mbajtur në dorë një libër, ose, siç e quajti ajo, “një letër higjienike shumë cilësore me kapak dekorativ”.

Sipas dëshmitarëve, Zegjineja hyri në panair e bindur se kishte hyrë në një dyqan artikujsh shtëpiakë. Të habitur, ekspozuesit tregojnë se ajo shkoi te një stendë librash, mori një titull klasik dhe pyeti me sinqeritetin e saj të zakonshëm: “Kjo a tretet mirë në ujë? Se kam pak ndjeshmëri në lëkurë.

Një prej shitësve tentoi t’i shpjegonte se objekti që mbante ishte libër, por Zegjineja thuhet se e ndërpreu duke thënë: “Ah po, po… jeni ju artistët që bëni reklama të tilla për paketimin. E kuptoj.

Dëshmitarët raportojnë se deputetja u shpreh e kënaqur me “materialin premium” dhe madje komplimentoi stendën për “kreativitetin”, duke thënë se “as në supermarket s’kanë letra me titull e me autor.”

Kur një vizitore i tha me humor: “Zonjë, ajo është për të lexuar”, Zegjineja raportohet se iu përgjigj me ton serioz: “Leximi prish syrin. Unë jam për gjëra praktike.

Organizatorët e Panairit të Librit, të alarmuar nga situata, po shqyrtojnë mundësinë që vitin tjetër të vendosin tabela sqaruese: “Këto nuk janë produkte higjienike. Ju lutemi, mos i përdorni.”

Ndërkohë, librit që ajo mbante, i cilësuar tashmë nga stafi si “romani i parë i keqkuptuar si letër higjienike”, i është rritur shitja në mënyrë të frikshme, pasi disa qytetarë kanë kërkuar “të njëjtin model që bleu Zegjineja”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit