63-vjeçari vdes në spital, mjekja e Fierit akuzohet për neglizhencë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.11.2025, 21:01

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Fierit dhe dyshohet se shkaku lidhet me neglizhencë gjatë trajtimit mjekësor. Policia njofton se ka nisur hetimet ndaj një mjekeje të këtij spitali.

Sipas të dhënave zyrtare, materialet janë referuar në Prokurori dhe është hapur procedimi në gjendje të lirë për mjeken B. B., 56 vjeçe, banuese në Fier. Ajo dyshohet se, për shkak të mungesës së kujdesit të duhur gjatë trajtimit, më 30 tetor 2025 ka ardhur në pasojë humbja e jetës së pacientit A. Z., 63 vjeç.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit