Festime Mjeshtrit të Bulqizës i përmbyten rrugët në majë të malit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.11.2025, 20:37

Kjo video vjen nga rruga e varrezave në Bulqizë, ku ashtu sikurse mund ta shihni, e gjithë zona është kthyer në një liqen të vërtetë.

Për metra të tëra rruga zhduket pasi uji e ka mbuluar duke i kaluar sipër. Duket se kjo gjë nuk e shqetëson aspak kryebashkiaken e Bulqizës Festime Mjeshtri, e cila me sa duket nuk ka sy për ta parë këtë që po ndodh.

Banorët tregojnë se kjo zonë gjatë natës nuk ka asnjë dritë, dhe qarkullimi në të është i rrezikshëm, pasi jeta e kujtdo vendoset në rrezik. Kjo rrugë nuk shërben vetëm për të të çuar në varreza, por edhe si lidhje me rrugën kryesore të Arbrit.

“A i shikon SPAK-u këto video? A i kërkon ndokush llogari zonjës Festime, apo është vendosur thjeshtë që të mos mbetet vendi bosh?,” pyet qytetari që ka dërguar pamjet.

Në mesazhin e plotë qytetari shkruan:

“Ju lutem shikoni çfarë po ndodh pas përmbytjes së Terminalit Bulqizës. Tani rruga e varrezave është mbuluar nga liqeni i qytetit zona është mbuluar krejtësisht me ujë, Ndërkohë, kryetarja Festime Mjeshtri nuk duket se shqetësohet fare për këtë situatë. A i sheh SPAK këto video? A i kërkon ndokush llogari zonjës Festime, apo është vendosur thjesht që të mos mbetet vendi bosh?

Video është bërë ditën, sepse Zona është pa ndriçim dhe nuk duket asgjë, Mungesa e ndriçimit po rrezikon edhe jetën e kalimtarëve, Pasi rruga është e varrezave por është edhe lidhëse me rrugën kryesore të Arbrit dhe frekuentohet shumë nga qytetarë."

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit