Një adoleshent shqiptar është dënuar me 15 vite e 8 muaj burg për vrasjen e një gruaje rumune që kishte njohur përmes një faqeje takimesh online. Ngjarja, që tronditi komunitetin lokal, u zbulua pasi trupi i 42-vjeçares u gjet në kopshtin e një vile të pabanuar pranë zonës ku jetonte i riu.
Viktima, e identifikuar si 42-vjeçarja Maria Campai, jetonte në Parma me motrën e saj. Sipas hetimeve, ajo ishte takuar me adoleshentin në internet, dhe kishin vendosur të takoheshin fizikisht në zonën ku ai banonte.
Hetuesit arritën të identifikojnë dhe të ndalojnë të riun pak kohë pas zbulimit të trupit. Gjatë marrjes në pyetje, adoleshenti ka dhënë deklarime tronditëse mbi motivet e tij, duke çuar autoritetet drejt konkluzionit se ngjarja ishte kryer me qëllim.
I riu, i cili në kohën e ngjarjes ishte minoren, përshkruhet nga fqinjët dhe personat që e njihnin si një djalë i qetë, i sjellshëm dhe i rezervuar. Ai frekuentonte rregullisht palestër dhe merrej me MMA, gjë që, sipas të njohurve, i kishte dhënë forcë të konsiderueshme fizike.
Aktualisht, ai ndodhet në burgun “Beçaria” në Milano dhe vazhdon shkollimin në vitin e tretë të një shkolle të mesme lokale. Autoritetet i kanë përmbyllur hetimet duke e shpallur fajtor për vrasje dhe duke vendosur dënimin prej 15 vite e 8 muaj.