“Në mes të Tiranës pa energji elektrike! Dritat ikin përditë nga 2-3 orë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.11.2025, 20:09

Një i ri nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë absurde që po ndodh me energjinë elektrike në lagjen “Pjetër Budi”, në afërsi të Rrugës së Elbasanit.

Qytetari thotë se prej tre ditësh kanë një problem me energjinë elektrike, e cila shkëputet për dy ose tre orë. Sipas tij, fajin e ka rrjeti i amortizuar dhe transformatori, i cili së fundmi ka filluar të nxjerrë tym të zi.

Në mes të Tiranës, në një lagje jo shumë larg qendrës së kryeqytetit, banorët përballen me këto kushte jetese. Nuk garantohet as energjia elektrike. Në pamje mund të shihet dhe një punonjës i OShEE, i cili qëndron pranë kabinës elektrike.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rregullimin e këtij problemi, i cili është kthyer në një shqetësim të përditshëm.

Në mesazhin e plotë ata thonë:

Përshëndetje! A po na e postoni një problem që kemi tre ditë që nuk po gjejmë zgjidhje. Ikin dritat nga dy-tre orë. Vijnë ata punonjësit ngrejnë levën te godina elektrike, vijnë dritat 5 minuta dhe ikin prap dy orë.

Pa drita në mes të Tiranës, tek rruga e Elbasanit ose rruga Pjetër Budi egzakt. Tani sapo plasi fare diçka, bëri zhurmë të madhe dhe ikën dritat prap. Nuk besoj të vijnë më dëri sa t’i rregullojnë se mori flakë.

Nuk mban transformatori thanë. Në video duken dhe punonjësi me xhup të verdhë që rri i pashqetësuar fare, ndërkohë që aty ka marrë flakë. Postojeni se kur e postoni ju merr zgjidhje, s’kemi çfarë të bëjmë. Shumë faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit