37-vjeçarja nga Tirana i vendos zjarrin shtëpisë së të dashurit pasi u zunë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.11.2025, 18:10

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 37-vjeçare dyshohet se i ka vënë flakën banesës së të dashurit të saj.

Sipas burimeve nga policia, shtetases me inicialet H. L., i janë vendosur prangat, duke e akuzuar për djegie të pjesshme të shtëpisë së të dashurit, pas një konflikti që ka pasur me këtë të fundit.

Ende nuk janë zbuluar shkaqet e konfliktit që shtynë vajzën drejt këtij akti të pazakontë, por policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtëpia që ishte në pronësi të të dashurit të saj ka marrë dëmtime të konsiderueshme si pasojë e flakëve.

Në njoftimin për mediat, policia thotë: “Sipas Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, është arrestuar në flagrancë shtetasja H. L., 37 vjeçe, për dyshimin se ka djegur pjesërisht, për motive të dobëta, banesën e të dashurit të saj.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit