“Bashkia Tiranë nuk mbyll dot një gropë, ka 4 muaj në këtë gjendje”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.11.2025, 17:46

Mund të duket diçka e vogël, por kjo gropë është kthyer në shqetësim të përditshëm për banorët e rrugës “Vëllezërit Manastiri”, shumë pranë qendrës së Tiranës.

Një banore e zonës thotë se kjo gropë ka gati 4 muaj në këtë gjendje, dhe askush nuk kujtohet që ta rregullojë. Makinat e kanë të vështirë kalimin në këtë vend, dhe kjo gropë shpesh bëhet pengesë për qarkullimin e automjeteve.

Banorët bëjnë thirrje që autoritetet të reagojnë për këto probleme të komunitetit, të cilat zgjidhen shumë thjeshtë, mjafton vullneti i mirë.

Në mesazhin e plotë, qytetarja shkruan:

“Përshëndetje! Komplimente për punën që kanë bërë te njësia numër 7 rruga Vëllezërit Manastiri. 6 minuta në këmbë nga qendra. Kjo gropa ka rreth 4 muaj që nuk kujtohet njeri ta mbyllë. Mbase nuk duket shumë por është e madhe. Është te shkolla “Qemal Stafa” në Rrugën e Durrësit.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit