Skandali në ARRSH: Endri Meksi përfitoi 33 milionë euro tendera korruptivë nga Vis Berberi dhe Gentian Gjyli

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.11.2025, 17:28

Endri Meksi, i biri i Kompetentit të Piramidave Aleksandër Meksi dhe tutor i faqeve ordinere me qëllim gjobëvënie, është pronar i kompanisë së shitjes së kompjuterave MC Networking shpk, përmes të cilës kontrollon edhe koncensionin me natyrë korruptive të mbikqyrjes së lojërave të fatit në Shqipëri, me anë të shoqërisë Moligix (derivat i MC Networking), ku si administratore ka vendosur mamanë Dhurata Meksi si mburojë në rast veprimi të SPAK-ut.

Vetëm gjatë pesë vitet e fundit, përmes kompanisë MC Networking, Endri Meksi ka marrë mbi 12 milionë euro para publike, me tendera klientelistë, me pazar në tavolinë, me garë të manipuluar dhe pa garë as formalisht, me fond limit gati sa oferta fituese dhe në disa raste duke mashtruar me zbatimin e kontratave të shërbimit.

Po kush janë funksionarët publikë që kalojnë paratë publike në llogarinë e kompanisë së Edndri Meksit?

IdentiTek sh.a., ndërmarrja publike që ofron aplikimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike, ka kaluar dhjetëra mijëra euro në llogarinë e kompanisë së Endri Meksit. Tenderat janë firmosur nga ish drejtoresha Loina Prifti, e cila i kishte vendosur vetes rrogë mujore 15 mijë euro. Prifti u shkarkua pas një auditimi nga Ministria e Brendshme, ku u konstatuan afera me fondet publike dhe një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikave ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive.

Kontrata me MC Networking për trasmetimin e të dhënave midis zyrës qendrore dhe zyrave në rrethe po zbatohet nga administratorja e IdentiTek sha, Freskida Halilaj, ish drejtoreshë e shitjeve në kompaninë Digicom Albania. Halilaj është denoncuar nga mediat për presion ndaj punonjësve për të kopsitur letrat për afera korruptive, raporton Prapaskena.

Katër kontrata me vlerë mbi 100 mijë euro me kompaninë e Meksit i ka kopsitur letrat dhe finalizuar Julian Zanaj, drejtor i Prokurimeve në bashkinë e Tiranës, i padehur nga SPAK si pjesë e grupit 5D për afera me tendera, korrupsion dhe pastrim parash.

Nga kreu ish kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, në burg me kërkesë të SPAK për afera me tendera, djali i Kompetentit të Sudes ka përfituar në bashkëpunim tenderin me vlerë 21 milionë euro me objekt “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) faza e parë”.

Tenderi është abuziv, i panevojshëm, i sajuar për të ndarë paratë dhe me flamur të kuq korrupsioni. Si i tillë, ky tender do të përfshihen në kallëzimin penal që po përgatitet për veprimtarinë e zezë të Endri Meksit, kallëzim i cili do të referohet në SPAK. Dosjet e SPAK për skemën e Berberit me Valter Begajn dhe Tunelin e Llogarasë kanë treguar mekanizmin korruptiv se si diktohen fituesit e tenderave dhe fryhen kostot, në funksion të vjedhjes së parave publike.

Endri Meksi, përmes kompanisë se shitjes së kompjuterave MC Networking ka përfituar në bashkëpunim edhe tenderin tjetër nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për fazën e dytë të monitorimit të trafikut me vlerë rreth 12 milionë euro, me flamur të kuq korrupsioni, me pazar në tavolinë dhe me ofertë fituese gati sa fondi limit.

Në gjurmët e Vis Berberit, tenderi i dytë është firmos nga drejtori aktual i ARRSH-së, Gentian Gjyli, i cili është marrë dy herë i pandehur nga SPAK-u, për dosjen e Berberit si dhe së fundmi për Tunelin e Llogarasë. Pra, në një hark kohor prej dy vitesh, Endri Meksi ka përfituar në bashkëpunim vetëm nga ARRSH dy tendera me vlerë 33 milionë euro, për të cilët do të kallëzohet në SPAK bashkë me Berberin dhe Gjylin.

Disa instutucione të tjera publike kanë kaluar qindra mijëra euro në llogari të kompanisë MC Networking të Endri Meksit, biznesmenit të mpleksur me personazhe të rëndomtë dhe të degraduar, ndërsa faktet tregojnë për përfshirje në mashtrim me pasoja të rënda, evazion fiskal, pastrim parash dhe afera korruptive.

Drejtoria e Pergjithshme e Policisë së Shtetit, në vend që t’a hetojë për krime ekonomike, i ka dhenë Endri Meksit dhjetëra mijëra euro për shërbime telefonike.

Me kontrata sekrete dhe klienteliste, kanë devijuar paratë publike në xhepat e Edri Meksit edhe Komisioni i Prokurimit Publik, Drejtoria e Arkivave Shtetit, Instituti i Shëndetit Publik, Shkolla Elektrike “Gjergj Canco”, Tiranë, Shkolla Profesionale ‘Karl Gega’, Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Shërbimi i Kontrollitvtë Brendshëm, Autoriteti Shteteror per Informacionin Gjeohapsinor, Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Ministria e Arsimit, Ministria e Financave, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Bashkia Shkodër, Qarku Tiranë, Shkolla Profesionale Tekniko Ekonomike, Tiranë, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it etj.

Loina Prifti

Freskida Halilaj

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit