Banorët e zonës Paskuqan 2 kanë ngritur një shqetësim të madh lidhur me gjendjen e rrugës së tyre kryesore, e cila prej një periudhe të gjatë qëndron e pashtruar dhe e paaksesueshme. Përkundër premtimeve dhe kërkesave të vazhdueshme drejtuar bahskisë Kamëz me kryetar Rakip Sulin, rruga vazhdon të mbetet e mbyllur, duke u kthyer në një problem serioz për qarkullimin e përditshëm. Banorët shprehen se në gjendjen aktuale është pothuajse e pamundur të shkojnë normalisht në shtëpitë e tyre, duke u detyruar të përballen me vështirësi të mëdha në çdo lëvizje.
DENONCIMI I QYTETARIT:
Pershendetje JOQ Albania! Dua të paraqes një shqetësim serioz në lidhje me rrugën e zonës Paskuqan 2 , e cila prej një kohe shumë të gjatë është e pashtruar dhe e paaksesueshme. Pavarësisht premtimeve dhe kërkesave të vazhdueshme nga banorët, rruga ende nuk është hapur dhe kjo po na shkakton shumë vështirësi në lëvizje. Në këto kushte ne nuk kemi asnjë mundësi të shkojmë normalisht në shtëpitë tona. Kjo situatë po na kufizon jetën e përditshme, po krijon probleme për transportin për fëmijët që duhet të shkojnë në shkollë dhe për çdo nevojë bazë që kemi. Ju lutem të ndërhyni sa më shpejt që të jetë e mundur për zgjidhjen e këtij problemi, sepse banorët e kësaj zone e meritojnë të kenë një rrugë funksionale dhe të sigurt. Faleminderit dhe shpresojmë në një reagim të shpejtë.