Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të nisë hetimin ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Arjan Ndoja. Gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi çështjen penale që lidhej me kërkesën për pushimin e hetimeve në procedimin nr. 1804 të vitit 2023, arriti në përfundimin se kjo kërkesë ishte absolutisht e pavlefshme.
Në vendimin e tij, gjykatësi urdhëroi kthimin e akteve pranë SPAK-ut, duke e detyruar institucionin të regjistrojë procedimin penal dhe të fillojë hetimet.
Gjykata e Posaçme argumentoi se aktet duhet t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pasi ky institucion është kompetent për hetimin e një deputeti. Sipas vendimit, gjatë procesit, statusi i personit nën hetim ka ndryshuar, çka e bën të detyrueshme që kompetenca e hetimit t’i kalojë SPAK-ut.