Rritet numri i udhëtarëve dhe i fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.11.2025, 15:46

Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve është rritur në aeroportin “Adem Jashari”. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin gusht të vitit 2025 numri i fluturimeve të realizuara ishte 1,601, apo 10.1 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërsa numri i udhëtarëve gjithsej ishte 512,955 apo 14.6 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të ASK-së në gusht të vitit 2025, numri i fluturimeve të realizuara ështe 1,605 ndërkaq në gusht të vitit 2024 numri i fluturimeve ishte 1,454.

Ndërkaq numri i i udhëtarëve në gusht të këtij viti është 512,955 mijë udhtarë, e që është një rritje, krahasuar e vitin paraprak, ku numri i udhëtarëve ishte 447,797.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit